U qëllua policia në aksion, 100 mije € shpërblim informatorëve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
160 forca policore jane angazhuar ne aksionin me nje strategji te ngjashme me Lazaratin. Pasi pikaset nga helikopterët zona e mbjelle me kanabis, policia e rrethon dhe afrohet gradualisht per ?ta asgjësuar. Por, edhe ne diten e trete te aksionit ne Dukagjin policia është pritur me arme nga banoret e Dukagjinit. Sulmi ndaj tyre ka ndodhur ne komunën Pult, aty ku eshte përqendruar operacioni per asgjësimin e lendeve narkotike. Policia ka arritur te identifikoje 10 banore te cilet kane qëlluar mbi efektivet dhe helikopterët gjate operacionit anti- droge. Kjo lista e personave te skeduar nga policia e shtetit e cila ka vene ne dispozicion 100 mije euro per informatorët qe ndihmojnë ne kapjen e tyre. Pjese e aksionit tashme jane dhe forcat Renea te pajisur me snajper te cilet kane marre si detyre kryesisht te ruajne helikopterët qe patrullojnë ne zone, një dite me pare te shtënat e banoreve u përqendruan kunder helikopterëve duke goditur njërin prej tyre e duke rrezikuar jeten e piloteve. Tani forcat specialet me snajper kane përqendruar kundërpërgjigjet me arme ndaj personave qe qellojne policinë. Kthimi i operacionit anti kanabis ne përplasje me arme ka bere qe ne krye te operacionit ne Dukagjin te Shkodrës te shkoje drejtori i policisë se shtetit Artan Didi. Ndërkohë, Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimin per qellimin e helikopterëve, ceshtje kjo qe pritet t?i kaloje prokurorisë se krimeve te renda. Veç policeve dhe forcave Renea ne ketë operacion jane angazhuar edhe 15 mjete te renda, tre helikopterë. Ky aksion konsiderohet i dyti per nga rëndësia pas atij te kryer ne Lazarat. Per tre dite me radhe policia ka identifikuar parcela te tera te mbjella me lende narkotike dhe ka asgjësuar mbi 40 mije rrenje kanabis sativa. Ndërsa, nga sulmet e vazhdueshme te banoreve me arme mbi policinë dhe helikopterët e tyre nuk raportohen efektive te lenduar te te plagosur. Krerë te policise se shtetit edhe me heret kane shprehur vendosmërinë per heqjen e Shqipërisë nga harta e vendeve kultivuesve te bimëve narkotike.