Rinis operacioni anti-kanabis në Dukagjin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qe herët ne mëngjes strukturat e policisë se Shkodrës ne bashkëpunim me forcat e ndërhyrjes se shpejte dhe ato Renea kane rinisur operacionin ne zonën e Dukagjinit. 160 efektive te policisë, 15 automjete dhe tre helikopterë jane angazhuar per identifikimin dhe asgjësimin e lendeve narkotike. Operacioni ne veri te vendit eshte përqendruar ne komunat Shllak, Shosh, Pult dhe Temal. Vetëm nje dite me pare forcat policore asgjësuan ne zonen e Dukagjinit 35 mije rrenjeve kanabis, ndersa u përballen me sulmin me arme zjarri te banoreve te zonës. Per fat te mire nuk pati te lënduar. Ndërkohe ne Vlore forcat policore gjate nje operacioni ne fshatin Karbunare kane asgjësuar 400 rrenje kanabis sativa. Identifikimi i kultivuesve ka qene i vështirë, pasi lenda narkotike ishte mbjelle ne toke shtetërore. Ndërsa, 35 efektive te policisë se Tepelenës dhe Gjirokastrës, 24 oret e fundit kane bere te mundur identifikimin dhe asgjësimin e 2800 rrënjëve kanabis sativa. Lenda narkotike ishte mbjelle ne kanionet e Bences. Kultivuesit jane identifikuar nga policia dhe po punojnë per kapjen e tyre.

Free Traffic Exchange