Gjykata Kushtetuese “shkarkon” Isa Mustafën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Kushtetuese e Kosovës shpall jokushtetues emërimin e Isa Mustafës si kryetar të Kuvendit. Gjatë seancës konstituive të së enjtes, Gjykata vlerëson se janë shkelur Kushtetuta dhe Rregullorja e Punës për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kosovës. Gjykata e ka njohur PDK-në si grupin më të madh parlamentar dhe të drejtën që kjo parti ka, për të zgjedhur kreun e Kuvendit. Në këtë mënyrë, seanca e 17 korrikut e parlamentit të Kosovës, ku Isa Mustafa u zgjodh kryetar i Kuvendit nga 83 deputetë, u vlerësua jokushtetuese, si për nga procedura e ndjekur, ashtu edhe për nga përmbajtja. Në argumentin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, thuhet se nuk ishte grupi më i madh parlamentar, ai që propozoi Kryetarin e Kuvendit, cka rrjedhimisht e bën votimin të pavlefshëm.

Free Traffic Exchange