Rama: Abuzimet, një sistem i ngritur në vite - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per here te pare pas nje muaji nga vjedhja e Bankës se Shqipërisë, ka ardhur edhe reagimi i kryeministri te vendit Edi Rama, per ketë skandal. Përmes nje konference shtypi e ideuar njëkohësisht para gazetareve dhe qytetareve ne rrjete sociale Rama ka deklaruar se nuk ka tagër ligjor per te kërkuar dorëheqjen e guvernatorit Ardian Fullani, per faktin se ai drejton nje institucion te pavarur. Rama e ka cilësuar akt te rende kriminal vjedhjen, duke e cilësuar hetimin e saj nje sfide per Prokurorinë te cilës duhet ti shkohet deri ne fund. Kreu i ekzekutivit paralajmëroi rishikim te ligjit mbi të cilin mbështetet kjo pavarësi. Te neveritshëm e ka komentuar Rama skandalin e Sarandës, ku një aktivist i partisë socialiste kërkonte favore seksuale nga një e mitur në këmbim të një vendi pune. Rama paralajmëroi se mazhoranca do te ktheje mbrapsht do dekret te presidentit nishani, pasi nuk ka kohe per te humbur me argumentet e pd-se qe vijne përmes gojës se presidentit. Muajt ne vijim do te nise edhe nje reforme e thelle ne drejtësi. Ndërkohë, Rama deklaroi se qeveria nuk do te nise rruge te reja pa mbyllur me pare ato te nisura nga demokratet dhe do te ndjeke nje tjetër strategji ndërtimi te qendrave te qyteteve dhe jo rrugicave periferike ne vrullin e fushatave zgjedhore.