http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne këto dite gushti radhët ne pika kufitare për të hyrë e dalë nga Shqipëria janë të gjata. Te vetmit qe nuk mërziten nga radhët e gjata te krijuara ne piken kufitare te Muriqanit jane dhjetëra familje rome qe kane ngritur banesat e tyre provizore ne dy anët e rrugës. Radhët keto ditet e fundit kane arritur ne 2 km dhe ky përsëri është nje lajm i mire pasi këto familje mund te shkojnë tek çdo makine per te kërkuar lëmoshë.Ditët e fundit ne ketë pike kufitare janë shtuar hyrjet dhe daljet e shtetasve shqiptare dhe te huaj. Per ketë arsye autoritetet shqiptare dhe ato malazeze janë detyruar te shtojnë numrin e sporteleve nga 4 ta çojnë ne 10. Midis datave 1 dhe 19 gusht ne piken e kalimit kufitar te Muriqanit kane hyre rreth 43 mije shtetas shqiptare, dhe kane dale 21 mije. Sa i përket shtetasve te huaj ne territorin shqiptar numërohen te kenë hyre rreth 72 mije persona, ndërsa numri i atyre qe kane dale shkon ne 92 mije shtetas.