PS denoncon shumëkatëshet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Socialiste ka vijuar te denoncoje lejen e dhënë nga Bashkia e Tiranës per ndërtimin e pese pallateve ne kete hapësire te Liqenit Artificial. Deputetja socialiste Vasilika Hysa ka deklaruar se kryetari i Bashkise Lulzim Basha eshte duke betonizuar Tiranën, ne përfundim te mandatit te tij, edhe pse per kete hapësirë kishte premtuar ndërtimin e nje kompleksi sportiv.Sipas Partise Socialiste Basha po vepron njesoj si ish kryeministri Berisha, duke shkatërruar çdo gje para përfundimit te mandatit ne krye te Bashkise se kryeqytetit. Edhe nje dite me pare, kreu i ALUIZN-it, Artan Lame denoncoi zhdukjen qe po i behet hapësirës se gjelbër, ndersa sipas Bashkise deklaratat jane shpifje, pasi ishte Edi Rama qe betonizoi kryeqytetin.