Në Ulqin të Malit të Zi, këto ditë është duke u zhvilluar eventi i përvitshëm i Panairit të Librit. Shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, nga data 19 deri më 23 Gusht do të prezantojnë botimet e tyre më të mira. Sipas organizatorëve, në panair marrin pjesë rreth 50 shtëpi botimi, me 4000 tituj librash, ku 400 prej tyre janë libra të rinj.