Bumçi: Përgatituni për dimër të vështirë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputeti Aldo Bumçi nga selia blu ka reaguar për çështjen aq shume te përfolur te CEZ. Sipas tij, punët ne sektorin strategjik te energjisë nuk po ecin aq mire sa kryeministri kishte premtuar. Burime serioze nga kompania lajmërojnë se shqiptarët do të duhen të përgatiten për një dimër shumë të vështirë, do të paguajnë fatura më të larta dhe afrofe të energjisë elektrike, do të paguajnë për konsum më të lartë të energjisë, edhe pse nuk kanë konsumuar atë dhe do të jetë shumë e vështirë të animohen, edhe pse mund të kenë të drejtë të apelojnë. Kjo është direktiva e qeverisë. Bumçi eshte ndalur edhe ne faturimin qe i behet banoreve te fshatit e biznesit te vogel me këtë marrëveshje te re te qeverise shqiptare. Punonjësit e CEZ, sot me emrin OSHEE, kanë marrë urdhra politik nga lart që të mos faturojnë më pak se 200 kw/orë në fshat, edhe pse banorët e fshatit përgjithësisht shpenzojnë mjaft më pak, të mos faturojnë më pak se 200 KW/orë në ato banesa, në fshtat edhe në qytet, ku nuk banon njeri, dhe ku sipas tarifave të miratuara nga ERE, duhet paguar vetëm 340 leke/muaj.Për biznesmenët e vegjël vijnë ?surpriza? të tjera. Pavarësisht llojit të biznesit, mikro apo të vogël, sezonal apo jo, biznesi nuk do të paguajë më pak se 500 kw/orë, pavarësisht sa i lexon matësi. CEZ vetëm pak muaj me pare me ane te nje marrëveshje u emërtua si kompania OSHEE.

Free Traffic Exchange