Nishani për ndarjen territoriale - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne prag te vendimit per dekretin e reformes territoriale, presidenti i vendit Bujar Nishani shpreh qendrimin e tij per nje nga nismat me te rendesishme te qeverise Rama. Ne nje njoftim zyrtar, pas takimit me shoqaten e komunave te vendit, Nishani theksoi se e mbeshtet kete nisme si nje ceshtje e rendesishme por, shton se kryerja e saj duhet te behet ne perputhje te plote me interest kombetare e duhet te jete nje process i mbeshtetur ne Kushtetuten dhe ligjet e vendit. Ne njoftimin zyrtar, specifikohet qe ftesa ka qene e kreut te shtetit, pas ankesave te depozituara per reformen nga shoqata e komunave. Por, ne takim mesohet se nuk ka pasur perfaqesues te bashkive te medha as atyre te djathta ndersa vendoret e majte nuk jane perfaqesuar ne asnje nivel. Kreu I shoqates se komunave te djathta pohoi se ekziston mundesia e dergimit te ceshtjes ne kushtetuese. Ligji per reformen territoriale u miratua ne Kuvend ne seancen e fundit plenare per kete sesion ne daten 31 korrik. Ai parashikon reduktimin e njesive vendore ne 61, nderkohe qe shoqata e komunave ka kërkuar shtim te 28 te tjerave. Pritet qe presidenti Nishani te vendose per dekretin brenda kësaj jave, nderkohe qe javen qe kaloi ktheu per rishqyrtim 3 ligje te tjera te rendesishme te miratuara ne kuvend me 84 vota.

Free Traffic Exchange