“Vepër arti”, për skandalin e bankës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Skandali i vjedhjes se 7 milion dollarëve ne Bankën e Shqipërisë duket se po sjell edhe nje angazhim social te artit te vend. Ardian Isufi, artist dhe pedagog ne Universitetin e Arteve ka hedhur si ide realizimin e nje vepre e cila ne mënyrë metaforike te na kujtoje kete grabitje. Duke folur per Vizion Plus Isufi sugjeron qe skulptura te vendoset ne sheshin përballë Bankës se Shqipërisë e Teatrit te Kukullave, si ironi për vjedhjen qe i?u be shqiptareve. Por, si mund te jete kjo skulpture?! Isufi propozon pikërisht një vepër te tijen te realizuar disa vite me pare. Nje vesh i përmasave te mëdha, i titulluar ?Big Bang? e qe përmes nje tamburi gjëmon duke na kujtuar. Isufi eshte frymëzuar per këtë ide nga kjo veper provokuese e cila u realizua ne vitin 2010 nga italiani Maurizio Cattelan. Ai e vendosi ate përballë bursës ne Milanos si ironi per nenpunesit dhe njerëzit qe menaxhojnë paranë, e qe shkaktuan krizën globale ekonomike. Përveç idesë qe propozon, Isufi shprehet se do ta çoje kërkesën e tij ne dyert e institucioneve ne menyre qe kjo skulpture te sherbeje si kujtese per grabitjen e Bankës.