Shpërthimi në qendër të qytetit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Menjëherë pas shpërthimit të makinës në qendër të Burrelit,policia ka marrë në pyetje pronarin e mjetit Gazmir Dema. Vetë dema dyshon se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një konflikti gjatë një koncertit festiv në datën 31 korrik. shkak I se cilës mësohet të ketë qenë fjalori banal që ky preson ka përdorur pranë familjes Dema. Vetë Dema tregon se ndjehet i kërcënuar dhe se ky nuk është kërcënimi i parë që ka marrë. Burime te grupi hetimor nga Tirana kanë mundur të përcaktojnë llojin e eksplozivit si tritol. Sasia e vendosur në makinë mendohet të ketë qenë 150 gr dhe shpërthimi ka qenë i telekomanduar. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Shpëtimi i familjareve ishte vetëm rastësi pasi shpërthimi ndodhi pak sekonda pasi prindërit me 2 fëmijët dolën nga makina e parkuar ne qendër te qytetit te Burrelit.

Free Traffic Exchange