http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për të dytën ditë radhazi partia socialiste kërkon dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha, pasi nuk ka majtur asnjë nga premtimet e dhëna. Ervin Bushati, Sekretari për Çështjet Ekonomike në PS tha sot se Basha në deklaratën e djeshme,nuk e mohoi lejen që ka dhënë për betonizimin e parkut të Tiranës, duke lejuar ndërtimin e pallateve 20 katëshë. Ervin Bushati thotë se nuk do të lejojnë që të betonizohen parqet, por do të vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e Bashës. Pas kësaj deklarate ka reaguar përsëri Bashkia e Tiranës duke bërë me dije se nuk po cënojnë asnjë centimetër hapësirë publike pasi projekti kufizohet vetëm me pronë private, por ka shtuar 96 mijë metra katrorë gjelbërim, ka mbjellë mbi 23 mijë pemë dhe dru dekorativë dhe po punon për shtimin e 300 mijë metrave katrorë gjelbërim.