Qëndra “Betania”, vizita që do të bëjë Papa - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E krijuar qe ne vitin 1999 ne Shqiperi, shoqata italiane e bamiresise, qe drejtohet nga Antonietta Vitale, me siguri nuk priste qe ambientet e krijuara ne nje fshat 18 km larg Tiranes, per te ndihmuar femije shqiptare, jetime ose te varfer te vizitoheshin nje dite nga Ati i Shenjte. Edhe Don Francesco Guarnati, i cili sherben ketu si prift qe prej vitit 2006, e ka po kaq te pabesueshem takimin qe prej muajsh e emocionon. Duke folur per Vizion Plus, prifti italian rrefen arsyen pse Papa Francesku zgjodhi qe ne axhenden e tij ne Shqiperi te perfshije edhe kete qender te vogel. Edhe pse jemi nje muaj para vizites, ne qendren Betania cdo gje eshte e mire percaktuar tashme. Pervec shtrimit te rruges me fondet e qeverise, prifti katolik zbulon se para disa javesh qendren dhe kishen e ndertuar ketu, e ka vizituar shefi i policise se Vatikanit, duke percaktuar detajet e vizites qe do te nise ne oren 18.30 dhe do te zgjase rreth 1 ore. Pikerisht ketu ne kishen qe mban emrin e Shen Ndoit, e ku Ati i Shenjte do te lere gjurmen e tij, ndodhet edhe busti i Nene Terezes, pasi sic tregon Don Francesco ajo eshte frymëzim per çdo qender bamirësie ne bote. Nga ana tjeter, koincidence ose jo, Fushe Kruja ky qytet i vogel i Shqiperise do te lakohet me 21 shtator per here te dyte nga mediat boterore, 7 vjet pas vizites se ish presidentit Xhorxh Bush.

Free Traffic Exchange