Burrel, shpërthen makina para bashkisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje familje ne Burrel për fat te mire ka shpëtuar nga shpërthimi i makinës qe po udhëtonin. Rreth orës 10.30 te se hënës, sapo Gazmir Xhama, bashkëshortja dhe dy fëmijët kane zbritur nga mjeti i tyre tip Ford, pas disa minutash makina ka shpërthyer dhe është përfshirë nga flaket. Ngjarja ka ndodhur ne qendër te qytetit prane bashkisë se Burrelit. Forca te shumta policore dhe kryeprokurori i Matit kane mbërritur ne vendngjarje ku po vijojnë hetimet per shkaqet e shpërthimit. Ende nuk dihet nëse behet fjale per një shpërthim per shkaka te ndonjë defekti te makinës apo vendosje eksplozivi. Megjithatë, burime nga grupi i hetimit dyshojnë per vendosjen e nje sasie eksplozivi ne mjetin e shtetasit Gazmir Xhema. Ndërkohë, nje grup ekspertesh nga Tirana pritet te mbërrijnë ne Burrel, per te përcaktuar shkaqet e shpërthimit qe per pak i mori jetën nje familje. Burime nga policia bejne te ditur se shtetasi Xhema kishte konflikte me nje person tjetër te cilin e kishte denoncuar nje muaj me pare ne komisariat pas nje përplasje mes tyre.