PS: Basha të japë dorëheqjen - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Socialiste kërkoi per te dytën dite radhazi dorëheqjen e kryetarit te bashkisë së Tiranës. Lulzim Basha të japë dorëheqjen pasi nuk ka lënë asnjë gjurmë pune në kryeqytet. Sekretari për Çështjet Ekonomike në PS, Ervin Bushati, tha se kryebashkiaku Basha, njëkohësisht kryetar i PD-së, ka dhënë leje ndërtimi për një pallat 20 katësh në parkun e kryeqytetit, duke u tallur sipas tij me qytetarët e Tiranes. ?Pikërisht në këtë vend tre vite më parë kryetari i PD-së Lulzim Basha betohej se ndryshe nga kandidati tjetër, do merrej me parqet në qytetin e Tiranës dhe se nuk do kishte më ndërtime. Por, pikërisht këtu, si shenjë tallje ndaj gjithë qytetarëve të Tiranës, zoti Lulzim Basha ka dhënë leje ndërtimi për një pallat 20 katësh, pikërisht në Parkun e qytetit të Tiranës?. Pas kësaj deklarate ka reaguar dhe bashkia e Tiranës duke thëne se kryeministri Rama është tërbuar nga dështimi spektakolar në qeverisje dhe shpif kundër Bashkisë së Tiranës. Por bashkia është e vendosur të vazhdojë çdo ditë luftën dhe përpjekjet për t?u shërbyer qytetarëve pa dallim dhe interesave të tyre, për një Tiranë më të mirë, është thënë ne deklarate.