http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas ngjarjeve te fundit ne siri, muslimanet propozojnë verifikim te lëvizjeve per ne vendet e lindjes. Sipas përfaqësuesit te lidhjes se hoxhallarëve, imamit Neki Kaloshi, ka nje pjese besimtarësh qe bejne lëvizje te dyshimta, qe nuk lidhen me tregti, turizëm apo takime pune. Sipas tij disa besimtare kontaktohen on line, ku i?u propagandohet bindja per te luftuar ne Siri. Kaloshi propozon ngritjen e komisioneve te veçanta, qe do te shërbejnë për te evituar predikimet ekstremiste mes tyre. Sipas tij kjo është nje praktike qe po përdoret ne disa nga vendet ku është vene re fenomeni i rekrutimit te te rinjve për ne Siri. Pak dite me pare ne nje interviste per Vizion Plus drejtori i policisë Artan Didi, kërkoi ndërhyrjen e drejtuesve muslimane per te evidentuar kontingjente besimtarësh ekstremiste. Por sipas muslimaneve rekrutimet mund te shmangen vetëm me bindje, pasi nje pjese e shqiptareve qe luftojnë ne Siri nuk kane shkuar për përfitime financiare por, sepse besojnë se ajo është nje lufte e drejte.