“Banka”, zbehen shpresat për gjetjen e parave - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria do t?a ketë te vështire per te zbuluar destinacionin se ku kane shkuar 713 milion leket qe janë grabitur nga vjedhja e thesarit ne Linze. Edhe shpresat per te gjetur ndonjë qindarke ne llogarite bankare te te arrestuarve kane rene.Te paktën asnjë prej 10 te arrestuarve apo edhe familjaret e afërm te tyre nuk rezulton te kete llogari bankare, ne bankat e nivelit te dyte, por vetëm llogari rrjedhëse. Bankat e nivelit te dyte kane kane qene dhe te vetmet institucione qe i kane kthyer përgjigje kërkesës se prokurorisë per verifikim te pasurise se te akuzuarve . Ndërkohë, instuticionet e tjera si zyrat e regjistrimit te pasurive apo edhe drejtoria e pastrimit te parave nuk kane derguar deri tani asnje informacion ne organin e akuzës, gjë qe ka ndikuar edhe vonesën e hetimeve. Burimet bëjnë me dije se brenda kësaj jave grupi i prokuroreve do te rimarre edhe njëherë ne pyetje te 10 te arrestuarit, te cilët qe prej dy javësh ndodhen ne paraburgim. Gjithë ky skandal deri tani ka vetem nje te akuzuar per vjedhje dhe 9 persona te tjere vetëm per paaftësi ne detyrën e tyre per ruajtjen e ketyre parave. Ndërkohë, nga ana tjeter grupi i prokuroreve po heton edhe per përgjegjësinë qe mund te kenë te tjere persona ne lidhje me ngjarjen e ndodhur. Prej disa javësh ata jane duke u kosultuar me eksperte te sistemit bankar per te përcaktuar njëkohësisht edhe radhën e marrjes ne pyetje te drejtuesve te bankës qe nga guvernatori e deri te te gjithë anëtaret e Këshillit Mbikëqyrës. Vjedhja ne Bankën e Shqipërisë u zbulua dy jave me pare pas vete denoncimit te Ardrian Bitrajt, i cili ka pretenduar se paratë e vjedhura i ka lene ne bixhoz apo lotari sportive por pas verifikimeve te kryera ka rezultuar i pavërtetë, ndërsa te arrestuar te tjerë kane pretenduar se nuk kane patur dijeni per vjedhjen.

Free Traffic Exchange