http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Skandali i vjedhjes se parave ne bankën e shtetit, ka rrezuar besimin e publikut tek kupola drejtuese e institucionit me te larte monetar. Ndaj për ekspertet është e nevojshme qe te ketë një mision te vençante, nga Fondi Monetar Ndërkombëtar apo institucion tjetër i besueshëm, qe te audioje Bankën Qendrore dhe t?i ktheje integritetin këtij institucioni. Ndërsa për ekspertin Altin Hoti, ne mbledhjen e fundit te Këshillit Mbikëqyrës, Guvernatori duhet te jepte dorëheqjen jo vetëm si një akt moral por edhe si menaxher, pasi dështoi. Ne 21 korrik, Banka Qendrore njoftoi se nëpërmjet auditit te kryer ne thesar, kishte zbuluar mungesën e 713 milion lekeve, duke paditur ne prokurori dy prej punonjësve te departamentit te emisionit.