http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aleksandër Jabllanoviç, Isa Mustafa, Koalicion, LDK-AAK- Nisma, Presidentja Jahjaga. Në rast të mungesës së një koalicioni me vetëvendosjen, blloku opozitare LDK-AAK-Nisma mund të arrije një pakt me deputetet e listët serbe. Burime pranë këtij koalicioni bëjnë me dije se një opsion i tille mbetet ne tavolinë. Më herët deputete këtij subjekti i kanë lënë të hapur mundësinë e një pakti me koalicionin opozitar. Ata madje mbështeten dhe Isa Mustafen duke e votuar kete te fundit si Kryetar te Kuvendit. Me herët kryetari i listës serbe Aleksandër Jabllanoviç, ka thënë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me subjektet shqiptare që plotësojnë këresat e tyre. Ai ka parashtruar një listë me disa kërkesa, mes të cilave është ndërprerja e procesit të privatizimit në vendbanimet me shumicë serbe në veri të vendit dhe krijimi i vendeve të punës për serbët që jetojnë në Kosovë. Por negociatat për formimin e qeverise se re janë bllokuar. Partitë politike jane ne pritje te interpretimit te Gjykatës Kushtetuese per ligjshmërinë ose jo te procedurës ne zgjedhjen e Kryetarit te Kuvendit. Kjo do te pasohet nga mandatimi i kandidatit te subjektit fitues nga Presidentja Jahjaga.