http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Rama viziton zonën e Bregut, Dhërmiun e Borshin. Ai inspektoi nga afër pastrimin e zonës së plazhit, dhe bisedoi me banorët e zonës për çështjet që e shqetësojnë kete zone. Gjatë bisedimeve kryeministri u ndal te problemet në lidhje me ujin dhe infrastrukturën. ?Deri më sot ka rezultuar tërësisht i falimentuar, me pasoja të tmerrshme për komunitete të tëra dhe për zona si kjo, që në vend që të ishin zona ku cilësia e ujit të ishte një nga arsyet për t?u krenuar dhe për të promovuar zonën, është një nga arsyet për të ulur kokën, sepse e dimë fare mirë se çfarë problemesh ka këtu me ujërat e ndotur, ashtu sikundër sa probleme të mëdha ka me ujin e pijshëm.?Kryeministri siguroi se do të kryejë investime në disa fusha si në rrjetin e furnizimit me energji elektrike apo në sistemin e ujësjellës kanalizimeve. ?Kemi gati dhe jo gati me fjalë, por ka filluar realizimi i projektit të rehabilitimit të rrjetit të furnizimit me energji të gjithë zonës. Janë dy nënstacione të reja që do të ndërtohen dhe financimi për to është garantuar dhe kështu besojmë që zgjidhim përfundimisht problemin e madh që hasni ju dhe gjatë sezonit turistik, të gjithë strukturat hoteliere, të nivelit shumë të ulët të tensionit,? Gjithashtu Rama bëri të njohur për banorët projektin e ri për rehabilitimin arkitekturor t? fshatrave të bregut, ku janë rreth 160 projekte rehabilituese, që ndikojnë drejtpërdrejtë n? zhvillimin e turizmit.