http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca nuk ka marrë bekimin e presidentit për asnjë prej 7 ligjeve që janë cilësuar si nisma kryesore të qeverisë. Kjo fjali do te përkufizonte marrëdhënien e tensionuar president-mazhorance qeverisëse. Kthimi nje dite me pare i tre ligjeve shënoi edhe kulmin e betejës mes dy palëve. Sapo hap faqen e presidencës te bie ne sy lista e dekreteve qe ka kthyer per rishqyrtim Bujar Nishani, 3 prej tyre të trumbetuara nga qeveria si reformat që do të paraprijnë Rilindjen e Shqipërisë, administrativja, kld dhe ai per policinë e shtetit. 4 Dite para se te merrte keto vendime, nishani nuk dekretoi ligjin per shkollën e magjistraturës. Kreu i shtetit vlerësonte se deputetet nuk kishin justifikuar ne mënyre bindëse ndërhyrjen ne te, nderkohe qe ai vete e cilësonte kete shkolle me nivel profesional te admirueshëm. Ne ditët e para te korrikut nishani kthen per rishqyrtim ligjin per karrierën ushtarake ne forcat e armatosura. Sipas tij ai prekte kompetencat e presidentit si komandant i përgjithshëm i forcave te armatosura, me te cilin duhet te konsultohet paraprakisht çdo vendim qe merret.Jo me larg se maji i këtij viti ligji i ILDKP-së merr jo-në e Bujar Nishanit. Argumenti kryesor i tij ishte se ndryshimet ne ligj i heqin presidentit te drejten per propozimin e kandidaturave per kryeinspektor. Ne nëntor te nje viti me pare Presidenti i Republikës kthen per rishqyrtim nje aktin normativ per nëpunësin civil. Kreu i shtetit ka arsyetuar se nje ligj i miratuar me shumice te cilësuar nuk mund te ndryshohet me akt normativ. sipas tij krijimi i precedentëve te tille, do te vinte ne pikëpyetje shtetin e te drejtes.