http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është klinika e re që do të shërbejë për të sëmurët paliativë në spitalin e Durrësit. Me hapjen e saj në muajin shtator të sëmurët me kancer të avancuar nuk do të jenë të detyruar të kthehen pranë familjeve të tyre por do të marrin të gjithë përkujdesjen dhe trajtimin e duhur nga një staf i kualifikuar mjekësh. Për drejtuesit e spitalit, hapja e klinikës është parë si një emergjencë nga rritja e rasteve të reja të diagnostikuar me sëmundjet tumorale në gati 120 çdo muaj dhe pjesa më e madhe e tyre kanë nevojë për kujdes paliativ. Deri në fund të vitit pritet të jetë gati edhe klinika e kimioterapisë që do të shërbejë për këtë kategori të sëmurësh. Sipas të dhënave që vijnë nga poliklina e specialistëve në Durrës janë evidentuar deri tani 2200 raste të personave që vuajnë me sëmundje të kancerit.