Interpol kërkon Muhaxherin, akuzohet në Kosovë për terrorizëm - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Interpol pranon kërkesën e autoriteteve të Kosovës, që ekstremisti Lavdrim Muhaxheri të shpallet në kërkim ndërkombëtar. Muhaxheri, i cili po lufton në Irak me grupin radikal ISIS, është përfshirë në listën e Interpol, si person me rrezikshmëri të lartë. Kërkesa vjen nga Gjykata Themelore e Ferizajt, e cila ka lëshuar një urdhër arresti për Muhaxherin, pasi ai akuzohet për terrorizëm dhe organizim të grupeve për të shkuar në Siri e Irak. Ky njeri është bërë i njohur ditët e fundit, pas publikimeve në internet të krimeve makabre në emër të të ashtuquajturit xhihad, të cilat tronditën botën. Sakaq, përpos kësaj, sipas Gjykatës së Ferizajt, edhe një grup tjetër personash është nën vëzhgim të rreptë, nën dyshimet për terrorizëm. Lëvizjet e autoriteteve të Kosovës vijnë në kohën kur është ende një proces kundër veprimtarive të dyshimta ekstremiste. 42 Persona janë arrestuar deri më tani në të gjithë vendin, teksa pritet të ketë prangosje të tjera.

Free Traffic Exchange