http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Festa e Shën mërisë, më e rëndësishmja për besimtarët ortodoksë ka shtuar numrin e lëvizjeve në pikën kufitare të Kapshticës. Emigrantë të shumtë presin në anën greke me orë të tëra për të kaluar kufirin. Kjo edhe për shkak të ritmeve të ngadalta të punës nga pala greke, e cila ka hapur vetëm një sportel. Autoritetet shqiptare në bisedime me atë greke kanë kërkuar shtimin e numrit të sporteleve por, edhe pse është shtuar nje sportel, serish nuk është bere i mundur përballimi i gjithë fluksit te larte te automjeteve. Nga pala shqiptare daljet janë të normalizuara pasi punohet me 6 sportele. Sipas të dhënave paraprake shtetasit që kanë hyrë 24 orët e fundit në territorin shqiptar përmes kësaj pike, janë rreth pesë mijë .