http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas dyshimeve se në Shqipëri përdoret miell i importuar i rrezikshëm per shëndetin e popullatës, ministri i bujqësisë Edmond Panariti ka nisur inspektimin në furrat e bukës në lidhje me cilësinë dhe sigurinë e saj. Instituti i sigurisë ushqimore ka kryer analizat për miellin e importuar si dhe atë vendas dhe sipas ministrit, ka rezultuar se mungojnë ndotës të rrezikshëm për shëndetin. Panariti kërkoi nga prodhuesit e bukës që të respektojnë të gjitha rregullat dhe parametrat për prodhimin e saj. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është shtirë jo vetëm në kryeqytet, por në të gjithë vendin dhe do të ndëshkojë gjithë shkelësit e ligjit.