http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jo vetëm 10 te arrestuarit mbajnë përgjegjësi ligjore për vjedhjen qe ka ndodhur ne Bankën e Shqipërisë, por para drejtësisë duhet te çohen edhe te tjerë persona përfshire këtu kupolën drejtuese. Ky është mendimi i juristeve dhe i eksperteve te ekonomisë, te cilët kane komentuar për Vizion Plus, ngjarjen e ndodhur ne Bankën Qendrore. Ndërsa për ekspertin e Ekonomisë Enriko Ceko përgjegjësia duhet te jete me e gjere. Te dy ekspertet shohin si zgjedhje për situatën, mbledhjen e menjëhershme te parlamentit për shkarkimin e Këshillit Drejtues te Bankës se Shqipërisë, e cila po kërkohet prej ditësh nga shoqëria civile dhe qytetaret.