Një bust për Sterjo Spassen - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në 100-vjetorin e lindjes, shkrimtari dhe poeti i njohur Sterio Spasse është kujtuar ndryshe nga bashkëfshatarët e tij. Në nder të njeriut të madh të letrave në qendër të fshatit Gollomboç të Korçës është vendosur busti i tij. Një ceremoni e tillë është përjetuar me mjaft emocione nga i biri i shkrimtarit. Kjo vepër është mundësuar falë financimeve të donatorëve nga Maqedonia dhe është realizuar nga skulptorja Valentina Stefanovska. Shkrimtarë, akademikë dhe deputetë nga Maqedonia kanë kujtuar në këtë 100 vjetor shkrimtarin e viteve ?30, ndërsa u vu re në këtë ceremoni mungesa e intelektualëve shqiptarë. Sterjo Spasse njihet kryesisht për tregimet dhe romanet e tij si "Afërdita", "Pse ?", "Ata nuk ishin vetëm" apo "Buzë liqenit". Ndërsa pas periudhës së çlirimit ka botuar edhe një seri studimesh dhe veprash të tjera pedagogjike.