Kisha e vjetër në Balldre po degradohet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është Kisha e Shën Prendës në Balldre, ndër më të vjetrat në Shqipëri që daton që nga mesjeta e hershme në shekullin e 12. Por përveçse kësaj pllake që tregon se ajo është shpallur monument kulture që prej vitit 1984, nuk është bërë asgjë konkrete për restaurimin e saj. Koha dhe lagështira kanë dëmtuar gjithçka që nga muret brenda saj dhe afresket e lashta. Për përgjegjësin e monumenteve të kulturës në Lezhë vlerat kulturore, historike dhe fetare të kësaj kishe janë të pazëvendësueshme. Por këto vlera nuk mund të ruhen gjatë nëse në ambientet e brendshme, në pikturat murale dhe afresket nuk vihet dorë në kohë për t?i restauruar. Kisha e Shen Prendës në Balldren është ndër objektet më të vjetra në qarkun e Lezhës. Rikonstruksioni i plotë i saj dhe hapja për publikun do ta kthente këtë monument kulture në shërbim të turizmit në këtë zonë.