http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria zgjeron hetimet për zbardhjen e vjedhjes se thesarit te shtetit. Brenda javës se ardhshme, hetuesit pritet te marrin filmimet nga serverat e kompanisë private qe ka instaluar kamerat ne banke. Sipas rregullit kompania qe bën instalimin e kamerave ka për detyre te ruaje këto te dhëna deri ne 3 vjet. Nga zbardhja qe do t?u behet kasetave, pritet te mësohen edhe veprimet e kryera nga te akuzuarit ne degën e thesarit ne Linze. Prokuroret e çështjes kane hasur probleme ne zbardhjen e kamerave te sigurisë ne thesar, pasi serverat atje nuk mbanin me shume se 40 dite regjistrim. Ndërkohë procesi i mbledhjes se firmave qe kërkojnë largimin e Fullanit vijon ne Tirane dhe ne disa rrethe. Deri këtë te enjte, numërohen mbi 9500 firma te mbledhura ne te gjithë vendin. Qytetaret po vazhdojnë te nënshkruajnë ne Elbasan, Shkodër, Fier, Durrës, Kukës dhe, qe nga dita e marte, edhe ne Korçe. Ne kryeqytet janë shtuar pikat ku hidhen firmat. Dy te tjera janë vendosur ne Kamez ne Rrugën e Kavajës. Qëllimi i peticionit është mbledhja e Parlamentit nga Presidenti për te shkarkuar Guvernatorin Fullani.