Ambasadorja çeke për CEZ-in - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Akuzat e opozitës ndaj qeverisë mbi marrëveshjen me CEZ kanë një ndikim negativ në zhvillimin e sektorit energjetik në Shqipëri. Është ky qëndrimi i ambasadores çeke në Tiranë Bronislava Tomasova. Nga Korça, diplomatja çeke ka kërkuar që për këtë çështje te mbizotëroje fryma e bashkëpunimit. Nga ana bilaterale mund të themi se kjo ka ndikim negativ në këtë bashkëpunim dhe nuk e favorizon situatën. Çekia është anëtarë e BE dhe Shqipëria aspiron për tu bërë anëtare dhe mendoj se disa nga çështjet themelore që synon BE është fryma e bashkëpunimit mes qeverive. Unë besoj se një frymë bashkëpunimi për këtë proces që ka nisur do të arrihet dhe shpresoj në marrëdhënie të mira bilaterale. Ambasadorja ka folur edhe për reformën territoriale duke e konsideruar atë të domosdoshme për Shqipërinë. Sipas saj me ndarjen e re administrative qytetarët do të kenë shërbime më cilësore.