Hoxhallarët shqiptarë kundër ISIS - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 17

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hoxhallarët shqiptare jo vetëm dënojnë krimet e terroristeve te ISIS ne Irak e Siri, por edhe pjesëmarrjen e shqiptareve atje. Bledi Shkrepi, përfaqësues i Lidhjes se Hoxhallarëve si dhe studiues i ligjit islam sqaron për Vizion Plus se qe prej krijimit te shtetit islamik te Irakut e Sirisë, klerikët vendas kane bere thirrje te vazhdueshme për distancim nga ideologjia e devijuar e grupimit. Por pse atëherë shqiptare nga trevat mbarëkombëtare, pavarësisht predikimit për t?i qëndruar larg ISIS janë bere pjese e kësaj lufte?! Sipas teologut, qarqe te caktuara duan t?i veshin myslimanet shqiptare me petkun e ekstremizmit, tek i cili kane rene preh njerëz te paarsimuar. Disa jave me pare militantet e ISIS shpallen krijimin e Kalifatit ne territoret qe kontrollojnë ne veri te Irakut dhe ne nje pjese te Sirisë. Ndërsa ne një harte te publikuar pas kësaj ata shpalosen planet për shtrirjen e këtij Kalifati pas 5 vjetësh, ne nje harte qe përfshinte edhe Ballkanin.