http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një sere punonjësish te kompanisë CEZ, janë kallëzuar penalisht, ne vitet e fundit, teksa kompania çeke ndërpreu furnizimin me energjie elektrike, ne disa prej ujësjellësve te vendit. Por deri me sot asnjë prej tyre nuk është ndëshkuar. Ka qene prokuroria ajo e cila nuk ka nisur hetimet, pasi nuk ka vlerësuar te këtë patur vepër penale duke i dhëne te drejte punonjësve te CEZ-it. Përkundër pretendimeve te opozitës, se janë amnistuar te gjithë drejtuesit e kompanisë qe kane kryer abuzime, Vizion Plus ka siguruar disa vendime nga Prokuroritë ne rrethe te cilat faktojnë se këta punonjës janë amnistuar nga organi i akuzës dhe jo nga marrëveshja e arritur e pajtimit. Ky vendim i Prokurorisë se rrethit Durrës dy vite me pare, tregon se nga verifikimet e bëra, Prokuroria i ka dhëne te drejte punonjësve te CEZ dhe se ata ka qene ne zbatim te detyrës se tyre, për ndërprerje te energjisë elektrike. Situata është e ngjashme edhe ne Korçe dhe ne Durrës. Ne te treja këto raste, Prokuroria nuk ka gjetur vepër penale për te nisur hetim ndaj punonjësve te CEZ-it. Këto vendime do te ishin ne favorin e kompanisë çeke ne rast se kjo mosmarrëveshje do te perëndonte ne Gjykate. Ndaj sipas te dhënave, marrëveshja nuk ka penguar hetimet e mundshme te abuzuesve.