http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia shqiptare ka nën mbikëqyrje dhe po heton mbi veprimet e personave të dyshuar si mbeshtetes te organizatës terroriste ISIS në Shqiperi. I pyetur nga Vizion Plus mbi pranine e elementeve ekstremiste qe ashtu si ne Kosove, bejne propagande pro militanteve te ISIS apo qe kane ndihmuar permes rekrutimeve, Drejtori i Pergjithshem i Policise, Artan Didi tha se policia disponon informacionin e duhur dhe po bashkepunon me vendet fqinje dhe sherbimet sekrete. Didi tha se prania e xhihadisteve shqiptare ne Irak e Siri eshte nje shqetesim qe i kalon kufijte shqiptare. Por kreu i pergjithshem i policise nenvizon se rastet nga Shqiperia jane me te pakta se ato te vendeve te tjera. Deklarimet e kreut te policise vijne një ditë pas arrestimit ne Kosove të 40 shtetasve, kryesisht te moshave te reja, qe dyshohet se kane marre pjese ne luftimet e organizatave ISIS dhe Al Nusra, ose qe kane bere propagande per tiu bashkuar Xhihadit ne keto vende. Aktualisht ne Shqiperi ndodhen te arrestuar prej disa muajsh 7 klerike e besimtare muslimane, te cilet akuzohet se kane ndihmuar ne dergimin e personave te ndryshem per tu bere pjese e luftimeve ne Siri dhe Irak.