17 ekstremistë në kërkim për lidhje me ISIS - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 13

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoritetet në Kosovë vijojnë hetimet, një ditë pas arrestimit të 40 personave në të gjithë vendit, të cilët dyshohen për veprimtari ekstremiste.Të prangosurit, që dyshohet të jenë pjesë e grupit islamik ISIS dhe të Al Nusrës, që veprojnë në Siri dhe Irak, po merren në pyetje nga prokurorët.Siç bëhet e ditur, në kërkim janë edhe 17 persona të tjerë të dyshuar për terrorizëm.Mes tyre është edhe Bujar Brahimi, i cili arriti t?i shmangej arrestimit mëngjesin e së hënës, pasi nuk ndodhej në banesë, kur kjo u bastis nga policia.Brahimi është mik i afërt me Lavdrim Muhaxherin, kreun e grupit të shqiptarëve në Siri, të cilët e cilësojnë veten si xhihadistë.Muhaxheri është bërë i njohur së fundmi për krimet monstruoze që i ka publikuar edhe në internet.Miku i tij, Bujar Brahimi ka qenë pjesë e grupit terrorist ISIS në Siri për gati dy vjet, duke luftuar në krah të Muhaxherit. Ai është kthyer në Kosovë në prill të këtij viti, me synimin për të rekrutuar sa më shumë njerëz.Veç kësaj, sipas disa raportimeve, terroristët kishin programuar një sulm gjatë një prej aktiviteteve më të mëdha kinematografike në Kosovë, Dokufest, që do të mbahet në Prizren, nga 16 deri më 24 gusht.Këtë të martë, policia publikoi edhe listën me emrat e plotë të 40 të arrestuarve një ditë më parë.Në vazhdën e aksionit, policia ka mbyllur edhe dy vende ku dyshohet se rekrutoheshin të rinjtë për në Siri, xhamia ilegale e improvizuar në lagjen ?Dardania?, në Prishtinë, si dhe vendi i quajtur Kulla e Jetimit në Prevallë. Këtu mendohet se ishte edhe vendtakimi i këtij rrjeti.