Vijojnë radhët në Kapshticë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe këtë të hënë pala greke në Doganën e Kapshticës ka punuar me vetëm dy sportele duke krijuar kaos në kalimin kufitar.Qytetarëve të shumtë dhe emigrantëve në këtë pikë u është dashur të presin të paktën tre orë për të kaluar në territorin grek.Që pas mesditës së të dielës punonjësit grekë të doganës kanë punuar me ritme tepër të ngadalta duke krijuar një radhë të gjatë automjetesh në dy korsi.Të munduar nga orët e pritjes emigrantët mes të cilëve gra dhe fëmijë kërkojnë që kjo situatë e përsëritur cdo vit të marrë zgjidhje.Nga pala shqiptare gjatë kësaj periudhe të pikut të fluksit të lëvizjeve është punuar me 7 sportele.

Free Traffic Exchange