Gjykata ka vendosur në favor të kryeministrit aktual të Irakut, Nuri al-Maliki, teksa të hënën ka bërë publik verdiktin e saj se grupi shiit i Malikit është më i madhi i dalë nga zgjedhjet në Parlamentin irakian, e rrjedhimisht ai që ka të drejtën për të nominuar kreun e qeverisë së re, që me të gjitha gjasat do të vazhdojë të kryesohet nga Maliki.