Argjendaria: Kapet i dyshuari për grabitjen - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Grabitësi i argjendarisë në kryeqytet pak ditë më parë ka përfunduar në prangat e policisë. 23 vjeçari Andrea Bregasi si i dyshuari i grabitjes dhe agresor ndaj pronares së argjendarisë ?Gold?, qëndronte i fshehur në një banesë në Durrës. Por blutë e qytetit bregdetarë kanë arritur të zbulojnë vendndodhjen e tij dhe ta arrestojnë. Pritet që për të dyshuarin masa e sigurisë të jepet ditën e hënë nga Gjykata e Tiranës. Grabitja ndodhi te premten paradite, ku mbeti e plagosur pronarja e argjendarisë, Olta Sinanaj pasi njëri prej agresoreve e qëlloi në fytyrë me qytën e armës. Sipas dëshmitarëve vjedhja në mes të ditës në Tiranë u krye nga dy persona. Pas arrestimit të Andrea Bregasit policia po punon edhe për identifikimin e personit të dytë.