http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Maxhoranca dhe opozita nuk arritën te gjejne gjuhen e kompromisit per reformën territoriale pavarësisht se publikisht liderët e te dy kampeve politike ftuan njeri-tjetrin per bashkëpunim dhe ne 31 korrik maxhoranca duke fituar ne ditet e fundit konsensusin e nje pjese te opozitës miratoi pa PD ndarjen e vendit ne 61 bashki. Ndaj këtij produkti te njeanshem opozita duket se e ka vendosur te nise betejen ne Gjykaten Kushtetuese ku deri me tani ia ka dale ta rrezoje 3 here shumicën qeverisëse. Dhe ne favor te kësaj beteje argumentat flasin qarte sipas nënkryetarit demokrat te komisionit te ligjeve oerd bylykbashi pasi qeveria nuk ka realizuar konsultimet me qytetaret siç detyron kushtetuta. Sipas Bylykbashit kjo ndarje e re e vendit nuk reflekton interesat e qytetareve por interast politike-elektorale te shumicës dhe per te mbështetur ketë argument bylykbashi sjell rastin e Bashkise se Tiranës. Për Bylykbashin miratimi i njëanshëm i kësaj reforme cenon themelin e saj, qëndrueshmërinë. Nje dite pasi parlamenti miratoi me 88 vota ndarjen e Shqipërisë ne 61 bashki, lideri i opozitës Lulzim Basha i beri thirrje Presidentit te Republikes te mos e dekretoje ate; por kreu i shtetit ka te drejte ta ktheje vetëm njëherë ligjin per rishqyrtim dhe ne rastin me te mire vetem mund ta vonoje hyrjen ne fuqi te hartes se re; dhe ne kete rast e vetmja mundësi qe demokratet te rrezojnë reformën mbetet gjykata kushtetuese.