Peleshi: Reforma kursen fondet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma e re territoriale është konsideruar nga Zëvendës kryeministri Niko peleshi si hap pozitiv në administrimin e njësive të reja vendore qe pritet të sjellë vetëm zhvillim. ?Reforma Territoriale është një hap shumë pozitiv, e para sepse krijon bashki më të mëdha, kursen një pjesë të fondeve që deri dje përdoreshin për shpenzime të fryra administrative dhe këto para tani mund të përdoren për investime. Ka kapacitete më të mira një bashki e madhe sesa një komunë e vogël dhe kapacitetet janë shumë të rëndësishme kur vjen fjala për projektimin e investimeve apo punëve publike, por edhe për zbatimin e tyre. I pranishëm në inaugurimin e një tjetër rruge në aksin Vorë-Kuç, si pjesë e projekteve të Fondin Shqiptar të Zhvillimit, Peleshi shprehu angazhimin e qeverisë në forcimin dhe mbështetjen e këtyre instrumenteve pranë bashkive të mëdha edhe për projekte të tjera.

Free Traffic Exchange