Panariti: Si do të mbështeten fermerët?! - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në shtator ministria e bujqësisë do të nisë punën që të rimburosojë një pjesë të kostos që fermerët paguajnë për plehrat kimike që përdorin në bujqësi. Në një intervsitë për vizion plus, ministri i bujqësisë Edmond Panariti thotë se fillimisht do të bëhet çertefikimi i tyre dhe më pas do të vendoset për masën e subvencionit. Tashmë Ministria e Bujqësisë është fokusuar që të zhvillojë këtë sektor duke stimuluar prodhimin. sipas ministrit Panariti, kjo do të vijë përmes mbështetjes së investimeve që fermeri bën në teknologji, dhe dhënies së kredive të buta për ngritjen e pikave të grumbullimit. Panariti thotë se pikërisht vënia në jetë e këtyre skemave do të bëjë që të ndihmohet fermeri por dhe shteti, pasi kështu nxitet regjistrimi, formalizimi i tyre dhe rrjedhimisht vijnë më shumë para në buxhet. Një nga prioritet e qeverisë është nxitja e fermerëve që të regjistrohen në mënyrë që të përfitojnë edhe nga ndihmat që japin projektet e huaja. nëse Shqipëria do të hapte negociatat me Bashkimin Europian çdo fermer do të merrte 50 euro, ose thënë ndryshe 150 milion euro në vit do të injektoheshin në bujqësi.