Plan kombëtar për turizmin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në vitin 2015-të Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit do të ketë gati planin e përgjithshëm kombëtar i cili do të vendosë përfundimisht zonat ku duhet të ndërtohet dhe ku nuk duhet. Sot që flasim, një pjesë e mirë e zonave turistike, por edhe kurora e gjelbër e Tiranës e ka të pamundur të ndërtojë pikërisht sepse nuk është bërë gati plani kombëtar. Në një intervistë për Vizion Plus, Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni thotë se kontrolli i territorit do të jetë një sfidë e hapur dhe do kohë që të shihen ndryshime rrënjësore, por përveç kësaj kërkon bashkëpunim edhe nga ministritë e tjera. Viti 2015-të do të ketë lajme të mira për të pastrehët. Ministrja Gjermeni thotë se enti i banesave po përfundon disa projekte të cilat i hapin rrugë sërish kreditimit të personave të pastrehë dhe po ashtu, po sheh mundësitë e bashkëpunimit edhe me sektorin privat për t?i dhënë shtëpi kësaj kategorie. Rregulla të reja do të vendosen edhe për ndërtuesit. Për sezonin turistik ministria e zhvillimit urban ka dërguar një-task force të shpërndarë në të gjithë zonën bregdetare, ndërsa për vitin tjetër pritshmëria për përmirësimin e cilësisë së turizmit në Shqipëri është më e lartë, edhe për shkak të rregullave që do të merren. Po ashtu një paketë e re masash për lehtësimin e taksave do të jetë gati në vjeshtë të këtij viti. Nga ana tjetër ALUIZNI dhe Inspektorati Kombëtar i Ndërtimit është duke bërë gati listën e ndërtimeve pa leje pas 2009-ës që do të prishen.