Supershpërblime për bordin e Bankës së Shqipërisë! - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të jesh anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë nuk mund të rrish i kënaqur vetëm me pagën mujore prej 3 milionë lekësh të vjetra që merr në bankë, e cila ne fakt ia kalon edhe asaj të presidentit të republikës. Këshilli Mbikëqyrës ka edhe privilegje të tjera të cilat ia njeh ligji për Bankën e Shqipërisë dhe që sigurisht nuk ka harruar t?i shfrytëzojë. Vetëm gjatë vitit të shkuar, në kulmin e krizës, kur Ministria e Financave u detyrua të rrisë borxhin publik që të paguante muajt e fundit pagat në administratë, anëtarët e këshillit drejtues të bankës kanë shpenzuar 140 milionë lekë të rinj për të marrë kredi me interes 0.5%. E thënë ndryshe, mesatarisht secilit anëtar i takon të ketë marrë 200 mijë dollarë. Por nuk mjafton me kaq! Në 2013-ën, 5 milion lekë kanë shkuar si shpenzime telefoni për anëtarët e bordit, ndërsa për paga dhe bonuse janë dhënë 1.2 milion dollarë, ose 120 milion lekë të reja.Bordi mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka privilegjet më të larta se shumë poste të tjera publike. Si një institucion i pavarur,ai duhet të ketë staf te aftë teknik qe gëzon të drejta të tilla. Por deri më sot në vendimmarrjen e bankës, kemi parë të mos kenë suksese te spikatura shumë prej politikave të ndërmarra, që nga norma e ulët e inflacionit, bllokimi i kredive dhe deri te vjedhja e mbi 7 milionë dollarëve ne thesar. Dhe ky skandal ende nuk dihet nëse erdhi për shkak të moszbatimit të rregullave, apo nga mungesa e vendimeve që duhet të kishte marrë bordi. Për dy vite resht Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar ndryshimin e ligjit për Bankën e Shqipërisë. Por sipas KLSH-së, ky ligj ka konflikt interesi në lidhjen mes Guvernatorit dhe anëtarëve të bordit. Specifikisht neni 45 i ligjit për bankën thotë se: Këshilli Mbikëqyrës vendos për shpërblimin e anëtarëve në këtë këshill, duke përfshirë këtu pagën, shpërblimet suplementare madje dhe kompensimet monetare për kalimin e kohës së lirë si dhe masën e kredive për banesë. Por deri më sot, jo vetëm Banka Qendrore, por asnjë prej parlamentarëve nuk ka marrë nismën për të ndryshuar këtë ligj.