http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banka e Shqipërisë ka mbledhur në një takim të posaçëm stafin e saj dhe i ka tërhequr vëmendjen për ngjarjen e rëndë të vjedhjes se 713 milion lekëve.Pas diskutimeve të shumta në gjithë këtë periudhë dhe angazhimeve të plota për të marrë masa që ngjarje të tilla të mos ndodhin më, thirrja e Bankës Qendrore për punonjësit e saj ishte mprehja e shqisave të tyre!Administrimi i Bankës së Shqipërisë i tërhoqi vëmendjen personelit të Bankës së Shqipërisë që të mprehë shqisat e skepticizmit profesional dhe të rrisë bashkëpunimin në funksion të zbatimit me rigorozitet të kuadrit ligjor dhe rregullator në fuqi.Vizion Plus iu referua fjalorit te gjuhës shqipe për te saktësuar se çfarë do të thotë saktësisht fjala shqisë, dhe ja çfarë rezulton:?Aftësia e njeriut dhe e kafshëve për të ndjerë ngacmime dhe për të marrë përshtypjet nga bota e jashtme me anë të disa organeve të posaçme; shqisat janë 5: të dëgjuarit, të prekurit, të shijuarit, të nuhaturit dhe të shikuarit.?Pra rrjedhimisht, stafi i Bankës së Shqipërisë duhet që të jetë më i aftë për të prekur, shijuar, dëgjuar, parë dhe nuhatur! Banka thotë se beson te punonjësit e saj dhe te profesionalizmi i tyre, dhe shpreh bindjen se raste të tilla nuk do të përsëriten më.Megjithatë ajo që nuk thuhet në këtë njoftim është se në çfarë konkluzioni ka arritur bordi dhe administratorët për ngjarjen e ndodhur?Çfarë rregulloresh do të propozohen dhe cilat janë masat që do të merren nga banka që sistemi financiar i vendit dhe depozituesit të jenë të sigurte dhe si do ta matet tashmë aftësia e shqisave të punonjësve të bankës?