Rinas, vonesa me bagazhet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej tre ditësh qytetaret qe kane udhëtuar drejt Shqipërisë ne aeroportin ?Nene Tereza? janë përballur me vonese ne marrjen e bagazheve te tyre. Edhe pse nuk ka nje komunikim zyrtar nga autoritetet e aeroportit apo kompanitë ajrore, mësohet se nje situate e tille përsëritet çdo pike sezoni dhe ndodh kryesisht me udhëtaret qe vijnë nga rruge te largëta. Punonjësit e taksive pranë Rinasit tregojnë se jane kryesisht dy kompani italiane fluturimi te cilat kane sjelle vonesa te valixheve. Sipas tyre, qytetareve qe kane ardhur madje nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës me tranzit Romen iu është dashur te presin ne aeroportin ?Nene Tereza? me ore te tera per te tërhequr bagazhet. Por, vonesat nuk kane qene vetëm disa oreshe, pasi jashtë kamerave punonjësit e Rinasit pohojnë se udhëtareve iu është dashur te presin per te marre valixhet edhe me dite. Qytetaret janë detyruar te plotësojnë formularin e mungesës se bagazhit te tyre dhe kjo ka ndodhur kryesisht me avionët e këtyre kompanive italiane qe kane mbërritur ne Rinas ne orët e vona te mbrëmjes. Vete kompanitë ajrore italiane nuk kane dhëne deri me tani asnjë informacion, por mësohet se punonjësit e tyre kane mbajtur shënim valixhet e munguara.

Free Traffic Exchange