http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banka Botërore i ka dhënë dritën jeshile kredisë prej 150 milion dollarësh për qeverinë shqiptare. Të gjitha këto para do të shkojnë për të sistemuar sektorin energjetik, i cili në fakt ka kohë që performon dobët dhe merr çdo vit miliona dollarë nga buxheti i shtetit. Kjo shumë do të shpenzohet për të përmirësuar rrjetin e transmetimit, ku humbjet nga 42 perqind që janë sot në sistemin e shpërndarjes, në vitin 2018-të mendohet të arrijnë 20 perqind. Ne këtë mënyrë buxhetit të shtetit, por edhe kompanisë CEZ do t?i kursehen mesatarisht rreth 100 milion dollarë në vit. Drejtorja e bankës botërore për Evropën Juglindore Ellen Goldstein tha se qëndrueshmëria ekonomike e Shqipërisë varet shumë nga sektori energjetik: ?Zgjidhja e shpejtë dhe e drejtë e mosmarrëveshjes tregtare në lidhje me kompaninë e shpërndarjes, bën të mundur që Shqipëria të shpjerë përpara këto reforma vendimtare si dhe kryerjen e investimeve shumë të nevojshme në sistem.? Marrëveshja mes qeverisë dhe CEZ-it në Pragë tashmë i ka dhënë një strukturë të qartë pronësisë së saj dhe i hap rrugë edhe investimeve në rrjet. Më parë mbajtja e një kompanie e cila ishte pa licencë jo vetëm që nuk krijonte kredibilitet në banka tregtare në mënyrë që të gjendeshin financime, por edhe vështirësonte mjaft pjesën e vjeljes së debive në sistem. Shumë konsumatorë nuk i paguajnë faturat e energjisë dhe në programin me Bankën Botërore për marrjen e shumë 150 milion dollarë, zgjidhja e kësaj çështjeje është një nga kushtet e para.