PD: Akuza Ramës për IMEI-n - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe njëherë Partia Demokratike ka dale ne deklarate për shtyp per te ftuar qytetaret dhe kompanitë celulare te mos i dorëzojnë qeverise te dhënat e IMEIT-t. Nëpërmjet këshilltarit ligjor te grupit parlamentar opozita ka argumentuar serish se IMEI është një e dhëne personale me ane te se cilës gjurmohet dhe përcaktohet vendodhja dhe përgjohet komunikimi. Argumenti i qeverisë se po merr të dhënat e IMEI për të luftuar kontrabandën, është qesharak, pasi ka kohë, prej vitit 2009, që çdo telefon që kalon në doganat tona kontrollohet dhe shënohet IMEI-, i tij. Por nuk shënohet se kush e ka këtë telefon, pra kjo e dhënë personale ruhet. Me këtë arsyetim, qeveria thjesht pranon se nuk lufton dot kontrabandën, dhe nuk kontrollon dot pikat kufitare. Por, e vërteta është se Edi Rama ka vetëm një motiv. Ai kërkon të dijë se cfarë mendojnë, cfarë shkruajnë, dhe cfarë flasin shqiptarët. Nëse kjo ndodh, ky është në të vërtetë fundi i privatësisë në Shqipëri dhe një shkelje brutale e lirisë së individit. Paralelisht me betejën mediatike PD ka filluar tashme edhe betejën ligjore duke çuar ne Gjykate Kushtetuese vendimin e qeverise për IMEI-n.