PD: “Mund të kishim marrë miliarda nga çekët” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia demokratike ka reaguar serish ketë te enjte per marrëveshjen mes qeverise dhe kompanisë CEZ. Sipas opozitës, shteti shqiptar duhej te kishte marre miliarda dollarë nga çeket dhe jo tu falte atyre 95 milionë euro. Këto raporte vlerësojnë se CEZ i ka borxh të pranuar kompanive shtetërore shqiptare rreth 500 mln euro dhe se Shqipëria do të mund të kërkonte deri në 3 miliardë USD dëmshpërblim për situatën e krijuar në SEL nga CEZ a.s; qeveria shqiptare, në vend të përgatitej për arbitrazhin ndërkombëtar, dhe ta kërkonte këtë dëmshpërblim, i paguan edhe 95 milion euro të tjera kësaj kompanie e cila me papërgjegjshmërinë e saj desh e çoi në kolaps sistemin tonë energjetik; Avokati ynë ndërkombëtar, Hamid Gharavi, u përjashtua pa asnjë shpjegim nga negociatat me CEZ as. Për vetë natyrën e këtyre negociatave, është e paimagjinueshme që ato të zhvillohen pa praninë e një konsulenti të specializuar. Bozdo shtoi se marreveshja i hap rrugë edhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Free Traffic Exchange