http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një vit pas zgjedhjes se Lulzim Bashes ne krye te PD, partia me e madhe e opozitës ka mbyllur procesin e zgjedhjes se kryetareve te degëve, nje moment qe është shfrytëzuar nga Basha per te përvijuar konturet dhe parimet e opozites shqiptare.?Mendësia e partisë së mbyllur në një rreth të caktuar apo të përjetshëm emrash e mbiemrash nuk është miqësia jonë. Paragjykimet dhe frika mos po na zënë vendin këta që vijnë nuk janë rroba e një partie që ka në themel të funksionimit të saj konkurencën dhe votën e lirë. Kjo është parti politike. Kush vjen nuk vjen për ti zënë vendin dikujt por për të rritur partinë dhe për të provuar shanset e tij në politikë. Nga ana tjetër të jeni të sigurtë se individë nga bota e errët e trafiqeve dhe krimit edhe, nëse e kanë pasur në mendje, e kanë kuptuar nga kriteret dhe qëndrimet tona se nuk kanë hapësirë në PD. Ata, për të keqen e shqiptarëve, e kanë kumbarin e tyre që është njëkohësisht dhe vegla e tyre Edi Rama.?Basha është kujdesur qe te sqaroje se analiza për humbjen e zgjedhjeve ne PD u be paralel me procesin e zgjedhjeve.Ne harkun kohor te një viti, PD realizoi procesin e regjistrimit te anëtarësisë dhe zgjedhje e kryetareve te degëve, ndërkohe qe ne shtator pritet te nise procesi i zgjedhjes se strukturave qendrore duke filluar nga kuvendi, këshilli kombëtar, kryesia, sekretariati e nënkryetaret.