Kosove: Vetëvendosja kërkon të drejtojë bisedimet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çështja e dialogut me Serbinë mbetet kushti i lëvizjes Vetëvendosje, për t?iu bashkuar koalicionit LDK-AAK-Nisma për qeverisjen e Kosovës. Por, qëndrimi i kësaj partie tashmë është më i moderuar. Vetëvendosje kërkon që të jetë ajo që të drejtojë grupin negociator të Prishtinës me Beogradin. Sekretari i përgjithshëm i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, tha për radion publike të Kosovës se nga pesë kushtet e kësaj partie, ka mbetur vetëm edhe çështja e drejtimit të dialogut që të pranohet nga blloku LDK-AAK-Nisma. ?Subjekti që i njeh më së miri marrëdhëniet ndërshtetërore Kosovë-Serbi dhe marrëdhëniet me shtetet tjera fqinje, është Vetëvendosje?, tha Molliqaj për Radio Kosovën. Lëvizja Vetëvendosje ka qenë gjithnjë kundër dialogut me Serbinë, por Molliqaj thotë se vetëm atëherë kur bisedimet të udhëhiqen nga Vetëvendosje, do të ketë dialog të mirëfilltë.

Free Traffic Exchange