Masa e sigurisë për ish-kreun e thesarit, Dorian Çollaku - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Tiranës ka lëne ne burg pa afat ish-drejtorin e emisionit te parasë ne Thesarin e Shtetit në Linzë Dorian Collaku, i cili akuzohet për shpërdorim detyre . Gjate vlerësimit te mases se sigurisë, Collaku nuk e ka pranuar akuzën, duke pretenduar se nuk ka qene ne dijeni te vjedhjeve qe kryenin Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia. Ndërsa prokurori Ramadan Troci solli ne vëmendje se Collaku ka shpërdoruar detyrën, pasi nuk ka ndërmarre nismat per nxjerrjen e akteve nënligjore, rregulloreve dhe udhëzimeve përkatëse për funksionimin e departamentit që drejtonte. Sipas organit të akuzës rezulton se, ?që prej janarit 2013 e deri në mars 2014, ky shtetas nuk ka ndërmarrë asnjë nismë të tillë, duke krijuar në këtë mënyrë mundësi për abuzime?. Avokati mbrojtës i Collakut kërkoi masën detyrim paraqitjeje per klientin e tij, por kërkesa u refuzua nga gjykata.Dorian Çollaku u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pasi ndaj tij kishte dale urdher ndalimi i prokurorisë. Ai është personi i dhjete qe ndodhet ne qeli si i dyshuar per vjedhjen e mbi 7 milionë dollarëve nga thesari.